Ferronikeli transferon një portieri polak

Skuadra kosovare e Ferronikelit që drejtohet nga trajneri shqiptarë, Sulejman Starova ka transferuar transferon portierin polak, Denis Troshupa.

Portieri 24-vjeçar, sezonin e shkuar ishte pjesë e ekipit polak, Ruch Riky.

Troshupa ka qenë pjesë e Skënderbeut për një vit të plotë (2015-2016), mirëpo pa mundur që të lënë gjurmë te skuadra korçare.

Për Troshupa kampionati kosovar nuk është diçka e panjohur, pasi ai vite më parë ishte pjesë e Hajvalisë, nga e cila skuadër verën e vitit 2015-të ishte transferuar te Skënderbeu.

Tashmë ai rikthehet sërish në Superligën e Kosovës, mirëpo këtë herë për të mbrojtur portën e Ferronikelit.

Leave a Reply