Sampdoria gati për të nënshkruar me mesfushorin kosovar!

Skuadra e njohur italiane e Sampdorias nga Xhenoa është gati për të marrë në rradhët e veta futbollistin shqiptarë të Red Bull Salzburgut, Valon Berisha.

Sipas mediave italiane Sampdoria ka arritur marrëveshje me klubin austriak për Berishën, por tani duhet të gjej gjuhën e përbashkët me vetë futbollisti shqiptarë. 25-vjeçari Berisha ka lindur në Suedi, ai posedon edhe nënshtetësi norvegjeze, mirëpo mbron ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Berisha është në kontratë me RB Salzburg deri në qershor të vitit 2020, mirëpo Sampdoria tregohet e gatshme për të paguar shumën e kërkuar nga ana e drejtuesve të skuadrës austriake.

Berisha sezonin që lamë pas ishte fantastik te RB Salzburgu, duke u aktivizuar në 45 ndeshje, nga ku shënoi 13 gola, ndërsa gjithashtu dhuroi dhe 11 asiste.

Leave a Reply