ZYRTARE, Xhufo rikthehet në Maqedoni, por kësaj rradhe te Vardari

Viktor Nildo Xhufo edhe zyrtarisht sezonin e ri futbollistik do të luaj në elitën e futbollit vendor. Lajmin për “infOSport.mk” e konfirmoi vetë futbollisti brazilian, i cili tha se ka arritur marrëveshje me nënkampionët e vendit dhe se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Shkupit, ku edhe zyrtarisht do të prezantohet me fanellën e Vardarit.

“Kam arritur marrëveshje me Vardarin. Jam shumë i lumtur, ndërsa javën tjetër do të jem në Maqedoni për të finalizuar gjithçka” – tha enkas për “infOSport.mk” futbollisti brazilian, Viktor Nildo Xhufo.

25-vjeçari Xhufo në këtë mënyrë vetëm pas një viti rikthehet në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku për dy vite e gjysmë (10.01.2015-01.07.2017) mbante veshur fanellën e Shkëndijës, me të cilën skuadër në vitin 2016-të triumfoi në Kupën e Maqedoisë.

Xhufo së fundmi ishte pjesë e skuadrës shqiptare të Flamurtarit, për të cilën skuadër zhvilloi gjithsej 22 ndeshje, duke realizuar edhe 3 gola.

Leave a Reply