Manuel Nojer ndjek një rekord të veçantë në KB “Rusi 2018”

Manuel Nojer fillon Botërorin 2018 me shpresën për t’u bërë portieri më i pakalueshëm në historinë e këtij aktiviteti. Gardiani i Gjermanisë, pavarësisht dyshimeve që kishte nëse do të riaftësohej në kohë, ka treguar se është gati dhe tani i duhen vetëm 4 ndeshje pa pësuar gola që të meritojë këtë titull të veçantë.

Portieri është në garë për të kaluar Peter Shilton e Fabien Bartez si portieri i cili ka luajtur më shumë ndeshje pa pësuar gola. Si anglezi, ashtu edhe francezi janë ndalur në kuotën e 10 ndeshjeve të tilla me rrjeta të paprekura në Botërorë.

Nojer aktualisht është në kuotën e 7 ndeshjeve dhe shpreson që në këtë aktivitet të paktën të arrijë dy emrat e njohur të futbollit botëror. Me një grup ku nuk ka përballë superfuqi të futbollit por Meksikën, Suedinë e Korenë e Jugut, Nojer ka të gjitha mundësitë që t’u afrohet ndjeshëm kryesuesve të kësaj kategorie. (vipsport.al)

Leave a Reply