Olsi Teqja dhe Shkëndija ndahen miqësisht

Olsi Teqja sezonin e ri futbollistik nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Burime të “infOSport.mk” bëjnë me dije se futbollisti nga Tirana dhe drejtuesit e skuadrës kampione të vendit janë ndarë miqësisht, pasi të dyja palët nuk kishin mundur të gjejnë akordin rreth termave financiar.

Në këtë mënyrë Teqja largohet nga Shkëndija vetëm pas një viti qëndrim në Tetovë. Ai ishte pjesë e ndeshjeve të Liga Europa, ku Shkëndija arriti deri në fazën “play-off”, kur u eliminua nga Milani, pjesë e të cilave ndeshje ishte edhe Teqja. Ai gjatë qëndrimit të tij me fanellën e Shkëndijës zhvilloi gjithsej 23 ndeshje, prej të cilave 16 në kampionat, 5 në kuadër të Liga Europa dhe 2 në kuadër të Kupës së Maqedonisë.

Ndryshe kontrata aktuale e Teqës me Shkëndijën skadonte qershorin e vitit 2019-të, ndërsa te kampionët e vendit ai arriti verën e vitit 2017-të nga rradhët e Tiranës.

Leave a Reply