Xhoni Evans bëhet “dhelpër”

Mbrojtësi i Uest Bromuiç Albion, Xhoni Evans edhe sezonin e ardhshëm do të luaj në Premierligë. Ish mbrojtësi i Mançester Junajtedit, ka nënshkruar kontratë me ekipin e Lester Sitit, njoftoi “Sky Sports”. Evans kishte pranuar që të kalojë në rradhët e “dhelpërave”, duke aktivizuar në këtë mënyrë klauzolën për lirimin e tij në vlerës prej 3 milion sterlinash. Kjo klauzolë në marrëveshjen e futbollistit u aktivizua pas rënies të Uest Bromuiç Albionit në Çempionship.

Xhoni Evans te Uest Bromuiç Albioni erdhi verën e vitit 2015-të, kur Luis Van Gal vendosi që nuk ka nevojë për mbrojtës.

Ai ka zhvilluar plotë 70 ndeshje për Irlandën e Veriut, duke shënuar edhe dy gola, ndërsa gjatë karrierës së tij ai pas vetes ka edhe tre tituj kampion në Angli, dy Liga Kupe si dhe një Botëror për klube të fituar gjatë vitit 2008 me Junajtedin.

Leave a Reply