Mes turmës serbe, tifozi shqiptar rrezikon jetën për flamur (VIDEO)

Një tifoz shqiptar ka qenë “heroi” i mbrëmshëm në Zyrih të Zvicrës kur nuk ka lejuar një turme me tifozë serbë të digjnin flamurin e Kosovës. Pas përfundimit të ndeshjes, tifozët kosovarë po festonin në rrugët e qytetit, ndërsa edhe ata serbë ishin të grumbulluar së bashku të dëshpëruar për humbjen përballë shqiptarëve.

Në një video që ka qarkulluar sot në rrjetet sociale shihet se si në lagjen Hardbryke të Zyrihut, një grumbull tifozësh serbë po mundoheshin të digjnin një flamur të Kosovës.

Ndërkohë, tifozi shqiptar vrapoi me shpejtësi dhe u hoqi flamurin nga duart, për t’u larguar më pas i ndjekur nga mbështetësit serbë që nuk arritën ta kapnin. Sigurisht një gjest i veçantë, duke llogaritur se tifozët serbë shquhen si të dhunshëm dhe e kanë treguar edhe mbrëmë në Bazel kur kanë goditur me thikë një tifoz shqiptar. (vipsport.al)

Leave a Reply