UEFA së shpejti do të startojë edhe me kompeticionin e tretë futbollistik në nivel klubesh!

Pas Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa, UEFA duke filluar nga sezoni 2021/2022 do të startojë edhe me turneun e tretë futbollistik. Kjo ide ka marrë dritë jeshile nga Komiteti Ekzekutiv i Shtëpisë së futbollit europian, ka pohuar presidenti i Asociacionit të Klubeve Europiane, Andrea Anjeli, i cili njëherit është edhe president i Juventusit.

Me aprovimin e këtij kompeticioni të ri futbollistik, numri i klubeve që do të marrin pjesë nëpër turnetë europiane do të ngritet në 96.
Më shumë detaje për momentin nuk zbulohen, mirëpo qëllimi i turneut të ri është që të ju jepet rasti edhe klubeve nga shtetet më të vogla që të marrin pjesë në arenën ndërkombëtare.

Do të ishte ky ndryshimi më i madh në kalendarin e UEFA-s në nivel klubesh që nga viti 2008, kur Qendra e futbollit europian vendosi që të heq nga karta e saj Intertoto Kupën.

Me inkuadrimin e këtij turneu të ri është më se evidente se Liga Europa do të pësojë ndryshime. Supozohet se numri i ekipeve pjesëmarrëse në këtë turne do të reduktohet nga 48 në 32, me qëllim ngritjen e cilësisë së garës.

Ndryshime në formën e garave të Ligës së Kampionëve nuk janë paraparë. Kjo do të thotë se në të tre kompeticionet do të marrin pjesë nga 32 klube.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply