Igor Aleksovski prezantohet te FC Shkupi (VIDEO)

Portieri Igor Aleksovski është blerja më e re e FC Shkupit. 23 vjeçari vjen nga skuadra e Vardarit, duke firmosur kontratë me “bardheblutë” për 2 vite, me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër. Aleksovski regjistroi 990 minuta në portën e “kuqezinjëve”  sezonin e kaluar, ndërsa ishte pjesë edhe përfaqësueses së Maqedonisë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin Rusi 2018. Ai ka dalur nga skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, tek të cilët i kaloi të gjitha kateogoritë e të rinjëve deri te ekipi i parë. Aleksovski është transferimi i katërt që vjen te Shkupi në këtë merkato verore, pas Muaremit, Bilalit dhe Veliut.

Leave a Reply