Argjentinë-Francë, formacionet zyrtare

Sot me ndeshjen ndërmjet Argjentinës dhe Francës starton faza e dytë e Botërorit “Rusi 2018”, ajo e eliminimit, ku të parët që do të vihen përballë njëri tjetrit, janë Argjentina dhe Franca, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Kazan Arena”, ndërsa në këtë takim nuk lejohen gabime për të dyja skuadrat, pasi nuk ka ndeshje të dytë për të rikuperuar.

Sa u përket formacioneve zyrtare, Deshamp nuk ka rrezikuar, ndërkohë që Sampaoli ka lënë në stol disa yje, si Higuain, Aguero e Dybala, duke bërë me dije se e gjithë loja sulmuese do të përqëndrohet tek Messi.

Leave a Reply