Tifozët brazilian sulmojnë futbollistët pas rikthimit në vendlindje! (VIDEO)

Të pakënaqur nga paraqitjet e futbollistëve të tyre në Botërorin e Rusisë dhe eliminimin që në çerekfinale, tifozët brazilian kanë sulmuar autobusin në të cilin ndodheshin futbollistët e kombëtares së tyre, teksa këta të fundit po riktheheshin në vendlindjen e tyre.

Brazili u eliminua nga Belgjika, duke humbur rastin që edhe në Botërorin e katërt të mos arrijë ti gëzohet titullit. Për herë të fundit Brazili kishte triumfuar në Botërorin e vitit 2002, ndërsa tashmë do të duhet të presin edhe 4 vite tjera për të përsëritur një sukses të tillë.

Ky eliminim nuk u kishte pëlqyer aspak tifozëve brazilian, të cilët në mënyrë të organizuar me vezë e kishin sulmuar autobusin e ekipit kombëtar, pas kthimit nga Rusia. Mirëpo nuk mjaftoi vetëm kjo, pasi tifozët kishin sulmuar autobusin më pas edhe me gjësende tjera të forta.

.

Meanwhile in Brazil 🇧🇷 Follow >>7POST<< For More Viral Media

Публикувахте от 7POST в Неделя, 8 юли 2018 г.

Leave a Reply