Dy skuadrat milaneze në kërkim të sulmuesit të Çelzit

Alvaro Morata me shumë gjasa po zhvillon sezonin e tij të fundit me fanellën e Çelzit, ndërsa si destinacion i tij i rradhës shihet “Serie A”. Pas sulmuesit spanjoll janë vënë dy skuadrat milaneze, që tashmë thuhet se kanë bërë edhe kontaktet e para me menaxherin e futbollistit.

Pas kontakteve të disa nga drejtuesve të Milanit, tashmë një gjë të tillë kanë bërë edhe disa nga përfaqësuesit e skuadrës së Interit, mirëpo pavarësisht nisjes së bisedimeve ky skenar duket i vështirë për t’u realizuar, sidomos duke parë praninë e Mauro Ikardit, sepse kapiteni duket se do të jetë qendërsulmuesi titullar i ekipit të Spallettit në sezonin e ardhshëm.

Morata do të ishte zëvendësuesi ideal i Ikardit në rast largimi, por për momentin lamtumira e argjentinasit nuk ka gjasa të ndodhë.

Leave a Reply