Jasir Asani dhe Partizani! Ja detajet e fundit

Futbollisti i talentuar shkupjan, Jasir Asani, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Partizanit nga Superliga shqiptare.

Asani dhe klubi i Partizanit ishin në bisedime për të parë mundësinë e transferimit të tij te të kuqtë nga Tirana, mirëpo drejtuesit e 15 herë kampionëve të Shqipërisë nuk i kanë kthyer përgjigje Jasir Asanit.

Burime të “infOSport.mk” pranë futbollistët konfirmojnë se Asani gjatë ditës së djeshme ka qenë në pritje të një telefonate nga ana e drejtuesve të Partizanit për t’u bërë pjesë e skuadrës së Partizanit, mirëpo një telefonatë e tillë nuk ndodhi, kështu që tashmë Asani duhet të shohë ofertat tjera për të vijuar karrierën e tij futbollistike, e cila mund të jetë e lidhur edhe me futbollin turk.

Leave a Reply