Emini dhe Ibraimi dhe Shkëndija vallëzon që nga pjesa e parë

Shkëndija e ka mbyllur me epërsi prej dy golash pjesën e parë ndaj The Nju Seints, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë “kuqezinjtë” nga Tetova e realizuan vetëm pas 14 minutave lojë me anë të Izair Eminit, ndërsa dy minuta pa u mbyllur fraksioni i parë, në listën e golashënuesve u regjistrua edhe bomberi Besart Ibraimi.

Shkëndija përveç dy golave të shënuar, kishte dominim të plotë të ndeshjes, ndërsa mbetet të shihet se me cilin rezultat do të përfundojë ndeshja, dhe nëse do ju plotësohet dëshira “kuqezinjëve” që në ndeshjen e kthimit të udhëtojnë pa gol të pranuar.

Leave a Reply