Në ndeshjen Shkëndija-Pobeda shkruhet historia e futbollit në vend

Fundjava na sjellë ndeshjet e javës së 25-të në elitën e futbollit vendor, ndërsa ndeshja e së dielës midis Shkëndijës dhe Pobedës do të futet në historinë e futbollit vendor, shkruan “infOSport.mk”.

Ndeshjen në Tetovë për herë të parë në historikun e Ligës së Parë të futbollit në vend, do ta drejtojë një arbitre femër. Ivana Projkovska, do të jetë kryesorja e takimit midis Shkëndijës dhe Pobedës, ndihmës të saj do të jenë  Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski, derisa rolin e arbitrit të katërt do ta luaj kërçovari, Marjan Dejanoski.

Kryesori i takimit në Strugë midis Struga Trim Lum dhe Ak.Pandev, do të jetë Josip Barton, Stojançe Stojanov do të gjykojë ndeshjen midis dy skuadrave shkupjane, FC Shkupit dhe Skopjes, ndërkohë për ndeshjen midis Bregallnicës dhe Tikveshit në Shtip, është caktuar Aleksandar Grujoski.

Ndeshja e vetme e së shtunës që do të zhvillohet në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, midis Makedonija GJ.P dhe Rabotniçkit, do të drejtohet nga një ndër arbitrët më të mirë në vend, Aleksandar Stavrev.

Të gjitha ndeshjet e kësaj jave startojn me fillim në ora 15:00. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply