Historia e dhimbshme e Luka Modriç që ka përlotur gjithë botën (VIDEO)

Luka Modriç me paraqitjet e tij në Botwrorin e Rusisë është shndërruar në një nga kandidatët më serioz për çmimin e “Topit të Artë”, ku me Kroacinë e tij gjatë ditës së sotme do të luaj në finalen e Kupës së Botës.

Por, për të arritur deri këtu, ylli kroat ka kapërcyer shumë vështirësi serioze në jetën e tij. Kur kapiteni i Kroacisë ishte vetëm 6 vjeç, jeta e tij u trondit kur gjyshit i tij i dashur ra në duart e banditëve militantë serb, ndërsa ai u detyrua të jetonte si refugjat në atdheun e shkatërruar nga lufta.

BBC ka publikuar një dokumentar ku shfaqet Luka Modriç duke ruajtur bagëtitë.

Kjo video daton në vitin 1990, ku Modriç dhe familja e tij jetonte pranë maleve të Velebit në Dalmacinë Veriore.

Pavle Balenoviç e kapi Modriçin në kamerën e tij teksa po e xhironte një dokumentar për kafshët e egra në mesin e viteve 1989 dhe 1990, por vetëm tani e ka kuptuar se në videot e tij ishte një fëmijë që sot është superyll në ekipin e Real Madridit.

“Familja Modriç ishte shumë e mirë, njerëz tw këndshëm. I vizitoja sa herë që shkoja për të xhiruar për kafshët e egra në bjeshkë. Mora pamje të mikut tim dhe të birit të tij teksa po i mblidhnin dhitë teksa e xhiroja dokumentarin për kafshët e egra. Ndodhi në vitin 1990, pak para se lufta ta shkatërronte shtëpinë e tyre. Para pak vitesh zbulova se kush ishte djaloshi i vogël që po i mblidhte dhitë me të atin në episodin tim. Ai djalosh u bë futbollist i famshëm kroat”.

Momentin e shfaqjes së Modriçit mund ta shikoni në videone  mëposhtme, pas minutës së dytë.

Leave a Reply