Jasir Asani drejt Portugalisë, Partizani joshet nga shuma e ofruar!

Jasir Asani me paraqitjet e tij me fanellën e Partizanit në Superligën shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave jashtë Shqipërisë. Emri i tij më herët  lidhej me skuadra nga Azerbajxhani dhe Kazakistani, që ishin të gatshme të paguajnë shuma të majme për shërbimet e shkupjanit, i cili sipas “EDS”, tashmë po kërkohet në Portugali nga skuadra e Maritimos.

Ashtu siç raporton “eduasportin”, drejtuesit e skuadrës portugeze kanë mbetur të mahnitur me paraqitjet e Asanit në dy ndeshjet eliminatore të Ligës Europa kundër Mariborit slloven, ashtu që janë të gatshëm të ofrojnë plotë 500 mijë euro për shërbimet e ish futbollistit të FC Shkupit, Vardarit dhe Pobedës në Maqedoni.

Vërtetë një shifër e majme kjo, e cila përputhet edhe me kërkesat  e skuadrës nga kryeqendra shqiptare, që në kontratë me futbollistin ka vendosur dhe klauzolën e shitjes së tij, që kap shifrën e 400 mijë eurove.

23-vjeçari Asani te Partizani u transferua shtatorin e vitit të kaluar, ku fillimisht iu bashkua skuadrës së dytë, që më pas shumë shpejt të rekomandohet në ekipin e parë, për tu shndërruar në një titullarë të padiskutueshëm.

Ai në Superligën shqiptare numëron 29 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.

Leave a Reply