Rabotniçki sot miqësore ndaj Besës në Pejë

Skuadra e Rabotniçkit gjatë ditës së sotme do të udhëtojë drejt Pejës, aty ku me fillim në ora 17:00 do të zhvillojë miqësoren kundër Besës, skuadër kjo që këtë vit do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës, duke pasur parasysh se sezonin e kaluar humbi statusin e skuadrës elitare.

Përveç këtij takimi “romantikët” të martën në Shkup do të zhvillojnë edhe një tjetër miqësore, kësaj rradhe ndaj Pelisterit nga Manastiri, që gjithashtu sezonin e kaluar kishte humbur statusin e skuadrës elitare në futbollin tonë vendor.

Këto dy ndeshje trajnerit Gjore Jovanovski do ti shërbejnë për të parë formën momentale të futbollistëve të tij, tek të cilët do të llogarisë edhe në ndeshjet kampionale për sezonin 2018/2019.

Leave a Reply