Toreadori kërçovarë Ibraimi, gati për të neutralizuar edhe demat austriak

Shkëndija edhe këtë vit po shkëlqen në garat europiane, ndërsa më i merituari që kjo skuadër do të luaj në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve pa dyshim se është bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht Ibra shënoi 5 nga gjithsej 6 golat e Shkëndijës në përballjet ndaj TNS dhe Sherif Tiraspol, ndërsa është i gatshëm që një gjë të tillë të bëjë edhe ndaj gjigandëve austriak të Salzburgut.

Një gjë të tillë më së miri e ka paraqitur edhe faqja zyrtare e Shkëndijës në “facebook”, ku bomberin e saj e ka paraqitur si “toreador”, duke neutralizuar demat austriak, ndaj të cilëve ndeshjen e parë Shkëndija do ta zhvillojë me 8 gusht në transfertë, teksa atë kthyese me datë 14 gusht në Shkup.

Leave a Reply