UEFA cakton arbitrin e Superkupës së Europës

Arbitri polak Shimon Marçinjak do të drejtojë ndeshjen e Superkupës së Europës midis Realit të Madridit dhe Atletiko Madridit. Dy skuadrat madrilene do të diskutojnë trofeun e parë europian me 15 gusht në Talin.

Arbitri 37-vjeçar ishte edhe pjesë e Botërorit të fundit në Rusi, ku ndau drejtësinë në dy ndeshje, edhe atë në ndeshjet, Argjentinë-Islandë (1:1) dhe Gjermani-Suedi (2:1).

Marçinjak Realit të Madridit i ka referuar në tre ndeshje, edhe atë ndaj Totenhamit (1:1), Borusisë së Dortmundit (2:2) dhe Romës (2:0), teksa Atletiko Madridit i ka referuar në dy ndeshje, edhe atë ndaj Bajernit të Munihut (1:0) dhe Galatasarajit (2:0).

Leave a Reply