Kundërshtarë të mundshëm të Shkëndijës në Ligën e Kampionëve

Sot në Nion të Zvicrës do të hdihet shorti për ndeshjet e “play-off” të Ligës së Kampionëve dhe Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija është skuadra e vetme përfaqësuese e Maqedonisë, që do të shpresojë në një short më të lehtë, edhe pse përballja e raundit të tretë kundër ghjigandëve austriak të Salzburgut, ka bërë që “kuqezinjtë” nga Tetova të jenë në listën e skuadrave bartëse në të dyja kompeticionet. Është ky një lajm i mirë, mirëpo për të shpresuar në grupet e Ligës së Kampionëve, Shkëndija fillimisht do të duhet të eliminojë gjysmëfinalistët e fundit të Liga Europa, Red Bull Salzburgun, me të cilën skuadër të mërkurën në transfertë do të zhvillojë ndeshjen e parë.

Në rast se Shkëndija do të eliminonte austriakët, atëherë si kundërshtarë të tyre të mundshëm në ndeshjet e “play-off”, mund të jenë skuadra zvicerane e Jang Bojs, si dhe fituesit nga përballjet Karabah (Azerbejxhan) – Bate Borisov (Bjellorusi), Malmo (Suedi) – Vidi (Hungari), Crvena Zvezda (Serbi) – Spartak Trnava (Sllovaki). Shorti për ndeshjet e Ligës së Kampionëve do të hidhet në ora 12:00, ndërkohë një orë më vonë do të hidhet edhe ai i Liga Europa.

Leave a Reply