Lacio me ofertë prej 2.5 milionë eurove për Stefan Ristovskin

Stefan Ristovski është duke i zhvilluar përgatitjet me Rijekën dhe do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, mirëpo është e sigurt se reprezentuesi i Maqedonisë këtë verë do të transferohet në ndonjë skuadër tjetër më të madhe.

Duke parë kualitet e Ristovskit, për të janë të interesuar shumë klube evropiane, ndërsa më afër që të mund ti fitojë shërbimet e tij shihet skuadra e Lacios.

Skuadra laciane para disa muajve shfaqi interes për Ristovskin, ndërsa informacionet e fundit thonë që Lacioi është duke përgatitur një ofertë prej 2.5 milioën euro.

Në garë për Ristovskin është edhe Xhenova, mirëpo ambiciet e futbollistit nga Maqedonia janë që të luaj edhe në Kupat Evropiane.

Leave a Reply