A. Pandev transferon mbrojtësin e Renovës, nënshkruan edhe me një portier

Akademia Pandev ka bërë dy goditje në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Strumica në rradhët e veta ka arritur të sjellë mbrojtësin e deritanishëm të Renovës, Stefan  Kostov, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e Bregallnicës, si dhe portierin serb, Dushan Çubrakoviç.

Ky i fundit vjen nga rradhët e skuadrës serbe të Slloboda Uzhice, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte qenë pjesë edhe e Çukariçkit.

23-vjeçari Çubrakoviç me Akademia Pandev ka nënshkruar kontratë një vjeçare, me opcion përtë vazhduar të njëjtën edhe për një vit tjetër.

Akademia Pandev sezonin e ri futbollistik në Ligën e Parë e nis si vendas kundër Makedonija Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply