Fenerbahçe nderon Vokrrin, nderon veten…mund Bursasporin në start të sezonit (FOTO+VIDEO)

Fenerbahçe e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në elitën e futbollit turk, pasi në ndeshjen e xhiros së parë mundi Burasasporin me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”. Mysafir special i këtij takimi të zhvilluar në “Shukru Saraçollu” ishte djali i legjendës së futbollit shqiptarë të Fadil Vokrit, Gramozi, i cili kishte marrë ftesë speciale nga ana e numrit një të Fenerbahçes, Ali Koç.

Ai u prit pikërisht nga numri një i skuadrës së njohur turke, që në këtë mënyrë nderoi edhe legjendën Fadil Vokrri, i cili u nda nga jeta muaj më parë.

Ndryshe më të merituar për fitoren e skuadrës së Fenerbahçes ishin Xhuliano dhe Sousa, të cilët zhvlerësuan në këtë mënyrë golin e parë të realizuar në këtë ndeshje nga ana e miqve me anë të Ekong.

Te Fenerbahçe në këtë ndeshje luajti edhe Elif Elmas, i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 83-të, kur zëvendësoi Aliçi, teksa në anën tjetër në minutat e fundit të takimit te Bursaspor u inkuadrua edhe Jani Atanasov, i cili gjatë kësaj vere u transferua nga rradhët e Akademia Pandev.

Leave a Reply