Milani nuk ndalet, gati edhe një tjetër emër!

Milani po vazhdon të jetë shumë aktiv në këtë merkato të verës. Skuadra nga “San Siro” dëshiron të ju rikthehet sukseseve në elitën e futbollit italian, ndërsa për të bërë një gjë të tillë pa dyshim se duhen emra të ri dhe cilësor.

Njëri nga më të përfolurit gjatë ditës së djeshme që mund të zbarkojë në “San Siro” ishte Diego Laksalt. Ai ishte i lidhur me disa skuadra, duke përfshirë këtu edhe Lacion, skuadrën portugeze të Sportingut si dhe Zenit St Petersburg.

Drejtorët Leonardo dhe Paolo Maldini të dy u larguan nga selia e Casa Milan dje pasdite, duke sugjeruar se negociatat e reja po intensifikoheshin, mirëpo gjatë ditës së sotme mund të kompletohet marrëveshja mes dy klubeve.

Performanca e lojtarit në kampionatin botëror me Uruguain ka qenë e jashtëzakonshme, e padyshim se ka rënë në sy të ekipeve më të mëdha.

Xhenoa dhe Milan kanë shkëmbyer rregullisht futbollistë, dhe Andrea Bertolaçi mund të përfshihet si pjesë e shkëmbimit.

Leave a Reply