Strukturime tek grupmoshat e reja të Shkëndijës

Skuadra kampione e Maqedonisë, Shkëndija paralel me ekipin e parë vëmendje të madhe po i kushton edhe shkollës së futbollit, si burim kryesor i talentëve të rinjë për të ardhmen.

“Kuqezinjtë” sezonin e kaluar përveç seniorëve, si asnjëherë më parë në histori dominuan edhe me moshat e reja për tu konfirmuar shkolla më e suksesshme në Maqedoni, pasi fituan 6-të nga 8-te trofetë e mundshëm në Super Ligë.

Duke parë ngritjen që po shënon shkolla e futbollit u shfaq nevoja për sistemim në strukturën udhëheqëse.

Kështu në të ardhmen koordinator i shkollës së futbollit të KF Shkëndija do të jetë Vedut Rustemi, që pason në këtë pozitë Festim Ademin.

Ky i fundit tashmë tre vite mbulonte paralalel edhe pozitën e koordinatorit të ekipit të parë. Ecuria e Shkëndijës në Europë, por edhe në kampionatin vendor imponon përkushtim më të madh të Ademit te seniorët, kështu që tashmë mbikqyrës i moshave do të jetë Rustemi.

Me ndryshimet e reja shpresohet që të vazhdojë ecuria e suksesshme e Shkëndijës me kategoritë e reja.

Leave a Reply