Bardhi: I lumtur me fitoren, në futboll gjithçka është e vështirë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë e nisi me fitoren kompeticionin më të ri të UEFA-së, Ligën e Komebeve duke e mundur në transfertë Gjibraltarin me rezultat 0:2. Golat për fitoren e Maqedonisë i shënuan Triçkovski dhe Alioski, ndërsa pas sfidës për mediat ka folur edhe mesfushori Enis Bardhi.

“Mendojë që pjesën e dytë u futëm më të lirë, shumë shpejtuam, por në fund jemi të lumtur për tri pikët e fituara. Në futboll nuk është asgjë e lehtë edhe Gjibraltari luajti me motivim, ndërsa kur je favorit gjithmonë e ke më të vështirë. Pas largimit të Pandevit nga fusha, luajtëm me dy qendër sulmues, por vendasit ishin plotësisht të tërhequr dhe nuk kishte shumë hapësira para golit të tyre. I lumtur jam me fitoren, ndërsa tani fokusohemi për ndeshjen me Armeninë”, ka thënë Bardhi pas ndeshjes me Gjibraltarin.

Leave a Reply