Pandev: Të gatshëm presim armenët

Përfaqësuesja e Maqedonisë kompeticionin më të ri në kuadër të UEFA-s, Ligën e Kombeve e nisi me këmbë të mbarë, pasi në ndeshjen e parë të grupit “D”, me rezultatin 0:2 mundi Gjibraltarin në transfertë. Mirëpo kjo ndeshje tashmë i takon së kaluarës, dhe të besuarit e trajnerit Igor Angellovski po përgatiten për ndeshjen e dytë, atë kundër Armenisë që do ta zhvillojnë në Shkup. Njëjtë sikurse trajneri Angellovski, edhe kapiteni Goran Pandev, mendon se kjo është ndeshja më e rëndësishme e Maqedonisë në grup, duke potencuar njëkohësisht se të gatshëm presin këtë përballje, nga e cila presin të nxjerrin një rezultat pozitiv.

“Jemi përgatitur për këtë ndeshje ashtu si për gjithë ndeshjet tjera. Vlerësoj se jemi të gatshëm maksimalisht për këtë duel. Kjo ndeshje është më e rëndësishmja në grupin tonë. Armenia është përfaqësuese cilësore, mirëpo nëse ne do të jemi në nivelin tonë, do të arrijmë të shënojmë rezultat pozitiv”, u shpreh Goran Pandev.

Leave a Reply