FC Shkupi pauzën e shfrytëzon për një miqësore me Vëllazërimin

Shkaku i pauzës në kampionat për ndeshjet ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese shumica e skuadrave në vend po e shfrytëzojnë rastin për të zhvilluar ndeshje miqësore. I tillë është rasti edhe me skuadrat e FC Shkupit dhe Vëllazërimit, që sot në stadiumin e Çairit do të zhvillojnë një miqësore luksi, që me siguri se trajnerëve Hojdashi dhe Islami do ju shërbente për të mbajtur formën garuese të futbollistëve, por njëkohësisht edhe për të provuar ndonjë risi në skemat e tyre, që do ju shërbente atyre për ndeshjet kampionale.

Vëllazërimi edhe gjatë ditës së djeshme zhvilloi një ndeshje miqësore kundër Renovës, në të cilën pësoi disfatë 0:3. Trajneri Islami në atë ndeshje luajti me dy formacione të ndryshme, ndërsa që të tre golat i pësoi gjatë pjesës së dytë.

Në anën tjetër trajneri Hajati Sojdash do të ketë mundësi që në ekip të inkuadrojë edhe futbollistë e rinj që sapo janë afruar në skuadër, si Viktor Angelov dhe Onyebuchi Emmanuel Ifeanyi.

Ndeshja Shkupi – Vëllazërimi luhet sot në stadiumin e Çairit në Shkup, me fillim në orën 17:00.

Leave a Reply