Gjetan Keta kampion në WBU, Talat Xhaferi i vendos brezin  

Boksieri shqiptarë Gjetan Keta ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ata. Nga arena e Dibrës së Madhe, boksieri shqiptar mposhti pas 5 raundeve kundërshtarin e tij, boshnjakun Sladan Janjanin duke bërë të tijin titullin kampion bote të federatës më të vjetër në boks WBU.

Keta e dominoi luftën që nga raundi i parë deri në të pestin, kur edhe boshnjaku Janjanin u tërhoq pas goditjeve të njëpasnjëshme nga ana e Gjetan Ketës, i cili pati një përkrahje të fuqishme nga publiku shqiptar.

Në fund brezin e titullit të fituar boksierit shqiptarë, Gjetan Keta, ia vuri kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili bashkë edhe me kryetarin e Dibrës, Ruzhdi Lata, por edhe me ish presidentin shqiptarë, Alfred Mojsiu ndoqën nga afër këtë meç boksi, me ç’rast në fund nuk nguruar për tu ngjitur në ring dhe për të uruar boksierin nga Bulqiza për këtë sukses të rradhës në karrierën e tij.

Leave a Reply