Seleksionuesi U21 i Maqedonisë zhvillon takim me gazetarët

Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë nesër do të luajë me Armeninë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2019 që do të zhvillohet në Itali. Seleksionuesi i ri Dobrinko Ilievski një ditë para kësaj sfide kishte takim me gazetarët, në të cilin ndau opinionin e tij për këtë sfidë. Ai i vlerësoi kundërshtarët armen si një ndër përfaqësueset më kualitative, me çka futbollistëve të tij do t’iu nevojitet shumë mund për të arritur dero tek rezultati pozitiv.

“Ndeshja me Armeninë presim që të jetë e vështirë, për shkak se bëhet fjalë për kundërshtarë me futbollist kualitativ. Është përfaqësuese e fortë e cila favoritëve iu ka dhënë rezistencë. Armenia është kundërshtarë agresiv, të cilët do të vijnë këtu për të fituar të bëjë revanshin për disfatën e pësuar në Erevan. Presim ndeshje të luftuar, e cila për ne do të jetë një ‘test’ i vërtet për ndeshjet e ciklit të ardhshëm kualifikues”, ka thënë seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dobrinko Ilievski.

Takimi ndërmjet shpresave të Maqedonisë dhe Armenisë do të zhvillohet nesër në stadiumin pranë FFM-së “Petar Milloshevski” në Shkup, duke nisur nga ora 15:30.

Leave a Reply