Perla e Ibraimit, i cili vazhdon të kryesojë edhe më bindshëm listën e golashënuesve (VIDEO)

Besart Ibraimi ishte njeriu deçiziv i fitores së Shkëndijës në transfertën ndaj Sileksit, në të cilën Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”. Kur të gjithë menduan se ndeshja në Kratovë midis Sileksit vendas dhe kampionëve në fuqi të vendit do të mbyllet me barazim, ashtu nuk mendoi edhe futbollisti më i mirë në vend, Besart Ibraimi, i cili në minutat kur duheshe të mbyllet takimi, gjërat i mori mbi vete, duke shënuar një gol mjaft të bukur që rrallë herë shihet në fushat tona.

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT QË I SIGUROI FITOREN SHKËNDIJËS

SUPER GOLI I BESART IBRAIMIT QË I SIGUROI FITOREN SHKËNDIJËSSILEKSI – SHKËNDIJA 1:2(B. Ibraimi 90+2')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Ai në minutën e 92-të nga brendia e zonës vendosi që të parabolojë portierin vendas Ivanov, i cili edhe përkundër se tentoi që të ndal gëzimin e skuadrës tetovare, nuk i’a arriti qëllimit.

Përveç golit të shënuar, Ibraimi në minutën e 15-të dha një asist perfekt për Besmir Bojkun, i cili në ato momente shënoi golin e epërsisë dhe të tretin personal gjatë këtij edicioni.

KUR NUK SHËNON, NDËSHKOHESH, BOJKU SHËNON EDHE NDAJ SILEKSIT

KUR NUK SHËNON, NDËSHKOHESH, BOJKU SHËNON EDHE NDAJ SILEKSIT SILEKSI – SHKËNDIJA 0:1(B. Bojku 15')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Kur jemi tek golat dhe lista e golashënuesve, atje prinë bindshëm Besart Ibraimi, që në 6 javët e para ka shënuar 7 gola, duke lënë pas vetes sulmuesin shtatëshkurtë të Rabotniçkit, Petar Petkovski me 5 gola.

Pas kësaj dyshe pasojnë tre futbollistë me nga 4 gola, si Barsegian, Doriev dhe Stjepanoviç, ndërsa dyshja e Shkëndijës Emini dhe Bojku ndajnë pozitën e 6-të me nga 3 gola të shënuar.

# Futbollisti Ekipi Gola
1. Ibraimi B. Shkendija 7
2. Petkovski P. Rabotnicki 5
3. Barseghyan T. Vardar 4
3. Doriev L. Akademija Pandev 4
3. Stjepanoviç O. Rabotnicki 4
6. Bojku B. Shkendija 3
6. Emini I. Shkendija 3
8. Essengue P. Sileks 2
8. Ilijoski B. Shkupi 2
8. Krstovski M. Akademija Pandev 2
8. Milovanoviq D. Akademija Pandev 2
8. Mustafov B. Pobeda 2
8. Novak E. Vardar 2
8. Stojanovski V. Renova 2

Leave a Reply