Zhikica Tasevski jep dorëheqje nga posti i trajnerit te Sileksi

Zhikica Tasevski më nuk është trajner i Sileksit. Ka qenë vetë strategu shkupjan, që ka paraqitur dorëheqjen e tij deri tek drejtuesit e skuadrës nga Kratova, të cilëve njëherit iu është falënderuar për besimin e dhënë.

“Jap dorëheqje nga posti si shef i stafit teknik te klubi futbollistik Sileks. Dëshirojë të falënderojë familjen Ivanov dhe gjithë kryesinë e klubit. Sileksi është një klub që gjithnjë ka pasur ambicie të mëdha, ndërsa pas 8 xhirove të zhvilluara rezultatet nuk përputhen me ambiciet e klubit, por edhe të miat si trajner, me ç’rast ndjejë përgjegjësi personale. Sileksit i dëshirojë fat dhe rezultate sportive në të ardhmen. Falemenderit Kratovë, falemenderit KF Sileks” – ka thënë Zhikica Tasevski, nën drejtimin e të cilit Sileksi në këto 8 javë të sezonit 2018//2019 kishte regjistruar vetëm një fitore, 3 barazime dhe 4 disfata.

Gjatë ditës së sotme skuadra nga Kratova edhe pse ishte favorit ndaj Makedonija GJ.P, në fund duheshe të pajtohet vetëm me një barazim 1:1.

Leave a Reply