Enis Bardhi rikthehet në La Liga, aty ku krijoi famë!

Enis Bardhi mund të rikthehet në Spanjë, gjatë kësaj merkato verore. Sulmuesi shkupjan, prej një sezoni është pjesë e Trabzonspor në Turqi, me të cilët është aktivizuar në 30 ndeshje.

Sipas raportimeve të fundit, thuhet se interes për anëtarin e përfaqësueses së Maqedonisë, ka shfaqur Valencia.

Këta të fundit kërkojnë ta afrojnë sulmuesin në formën e huazimit. Nuk dihet nëse Trabzonspor do të pranojë ta largojë 28-vjeçarin në huazim.

Bardhi e njeh mirë La Ligaën, pasi në të kaluarën ka luajtur me skuadrën e Levantes për 5 sezone, para se të transferohej në Turqi.

Bardhi si pjesë e Levantes, kundër Valencias në La Liga kishte zhvilluar plotë 10 ndeshje, duke realizuar edhe 4 gola.

Kujtojmë, Bardhi në La Liga-n spanjolle numëron plotë 148 ndeshje, 23 gola dhe 13 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply