Ronaldo refuzon Portugalinë deri në vitin 2019 për Juventusin!

Ylli portugez Kristiano Ronaldo është i përqendruar totalisht te aventura e re me Juventusin, skuadër me të cilën ka një lidhje të veçantë.

Konfirmimi në fakt vjen nga Portugalia, teksa e përditshmja e njohur “O Jogo”, shkruan se portugezi nuk do të luajë me Kombëtaren e tij në ndeshjet e tetorit dhe nëntorit.

“O Jogo” raporton se CR7 ka kërkuar që të mos ftohet për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare të tetorit apo nëntorit, kështu që ai nuk do të luajë për vendin e tij deri në vitin 2019.

Ronaldo do të humbasë një ndeshje të Ligës së Kombeve me Poloninë këtë muaj, si dhe një miqësore me Skocinë në Gllazgou.

Në nëntor, Portugalia përsëri përballet me Poloninë dhe më pas me Italinë, por lojtari i Juventusit pritet të humbasë të dyja këto përballje.

Leave a Reply