Besir Demiri në top-formë, përfshihet në formacionin e javës në Ukrainë

Futbollisti shkupjan i skuadrës së Mariupolit Besir Demiri është përfshirë në formacionin e javës në Premier Ligën e futbollit të Ukrainës. Vlerësimi ka ardhur nga faqja zyrtare e elitës ukrainase, të cilët vlerësojnë çdo xhiro futbollistët e ligës së tyre sipas statistikave të platformës “Instant”.

Nga këta të fundit, Demiri është renditur i treti nga e gjitha liga dhe bën pjesë në mesin e 11-të futbollistëve më të mirë të kësaj jave. Demiri me Mariupolin barazuan 1:1 të shtunën me Karpatin, ndërsa renditen në pozitën e gjashtë me 14 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Zorya në vendin e pestë.

Leave a Reply