Java e Taulant Seferit, gjen golin edhe në Zvicër

Pas dy golave me Shpresat e Kombëtares ndaj Estonisë, kumanovari Taulant Seferi ka gjetur rrjetën edhe në Zvicër me skuadrën e tij Vinterthur kundër Vaduzit. Seferi shënoi golin në minutën 34-t për avantazh 2:0 të skuadrës së tij, ndërsa më vonë Vaduzi ngushtoi diferencën në 2:1 me anë të Tadiçit.

E veçanta e ndeshjes së sotme për Taulant Seferin nuk ishte vetëm goli. Mesfushori që luan në krahun e mjatë, u aktivizua këtë mbrëmje në qendër të sulmit me skuadrën e Ëinterthur. Me golin e shënuar, Seferi, la të kuptohet se për të nuk është aspak problem nëse luan në mesfushë, krahë apo qendër të sulmit. Ai shënon kudo dhe ndaj çdo kundërshtari, duke u shndërruar në bomber.

Me këtë fitore skuadra e Taulant Seferit mban vendin e parë në Challange League (liga e dytë e futbollit në Zvicër), duke u bërë kështu pretendente kryesore për t`u ngjitur në elitën e futbollit helvet. Me golin e realizuar sonte në mrëmbje, Taulant Seferi, shkon në kuotën e katër realizimeve me Vinterthur, duke mbajtur për momentin vendin e katër si golashënues në kampionat.

Leave a Reply