Real Madridi nuk është mundur në ‘Kamp Nou’ më shumë se 1300 ditë

Fundjava që vjen sjellë me vete një ndër ndeshjet më të mëdha në Glob, atë midis Barcelonës dhe Realit të Madridit. Është kjo pa dyshim ndeshja më e ndjekur viteve të fundit, ndërsa vlen të ceket se ‘mbretërit’ në këtë “El Classico” arrijnë me një “rekord” të shkëlqyer, sa iu takon vizitave në “Kamp Nou”.

Ata me Zinedin Zidan në krye nuk kanë humbur në tre sezonet e fundit, duke regjistruar dy fitore dhe dy barazime. Për herë të fundit që Reali ka pësuar në ‘Kamp Nou’ ka qenë me datë 22 marë të vitit 2015-të, pra plotë 1317 ditë. Atë kohë ‘madrilenët’ që udhëhiqeshin nga strategu italian, Karlo Ançeloti ishin mundur me rezultatin 2:1, ku golin e vetëm për ta e kishte shënuar Kristiano Ronaldo, teksa për ‘katalunasit’ kishin shënuar Matju dhe Luis Suarez.

Në debutimin e tij Zizu i dha fund rekordit të pamposhtmërisë së Barcelonës së drejtuar nga Luis Enrike. Bëhej fjalë për 39 ndeshje pa humbje, në sezonin 2015-2016. Me La Ligan e humbur praktikisht, Real Madrid fitoi në “Kamp Nou” me rezultatin 1:2 në atë ndeshje të 2 prillit të vitit 2016, me golat e Benzemas dhe Kristiano Ronaldos.

Tetë muaj më vonë (3 dhjetor 2016), Real Madridi mund t’i ruante gjashtë pikët epërsi, që kishte në La Liga, krahasuar me Barcelonën. Këtë e arriti me barazimin “in extremis”, falë golit të Serhio Ramos në minutën e 90-të. Vizita e tretë e Real Madridit, me Zidane në stol, ishte në “aktin” e parë të Superkupës së Spanjës në vitin 2017-të, kur ‘mbretërit’ kishin fituar me rezultatin 1:3.

Vizita e fundit e Real Madridit në “Kamp Nou”, gjithashtu me Zidane në stol, ishte më 6 maj, në një ndeshje të nxehtë dhe të diskutueshme të javës së 36-të të La Ligas. ‘Të bardhët’ morën një barazim (2:2), me golat e shënuar nga Kristiano Ronaldo dhe Bejll, një duel të cilin Ernesto Valverde e luajti me 10 futbollistë në pjesën e dytë, sepse Serxhi Roberto u ndëshkua me karton të kuq. Një barazim krejtësisht i parëndësishëm, sepse ‘katalunasit’, matematikisht edhe kampionë, ruajtën avantazhin e tyre prej 15 pikësh në krahasim me Realin e Madridit.

Leave a Reply