Debutim i hidhur i Ismajlit, mirëpo nuk është pishman që zgjodhi Shqipërinë

Mbrojtësi kosovar, Ardian Ismajli, bëri një debutim të hidhur me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë,  pasi ‘kuqezinjtë’ pësuan një disfatë të thellë 0:4 ndaj Skocisë.

Ai falënderoi Armando Dukën dhe trajnerin Kristian Panuçin për besimin e dhënë, duke thënë që ëndërr e tij ishte të luante për Shqipërinë.

“A jam penduar që zgjodha Shqipërinë? Absolutisht jo. Unë kurrë nuk jam penduar për vendimet e mia në karrierë. Ka qenë ëndërr për mua të luajë për Shqipërinë, për të përfaqësuar gjithë shqiptarët, andaj falënderoj Dukën dhe Panuçin për besimin e dhënë”, – deklaroi Ismajli.

“Shpresoj që ata (Kosova) të kualifikohen tutje, por unë jam te Shqipëria dhe mendoj vetëm për Shqipërinë. Ndeshja ndaj Skocisë ishte shumë e vështirë, pasi që kartoni i kuq ndryshoi totalisht takimin. Shpresoj që të përmirësohemi sa më shumë në ndeshjet e ardhshme”, – shtoi ai.

Leave a Reply