Ylber Alili një forcë shtesë te Futsal Shkupi për ndeshjen e sotme ndaj Velesit

Futsal Shkupi do të jetë i kompletuar për ndeshjen e sotme ndaj Velesit, duke pasur parasysh se pas disa ndeshjeve mungesë, në disponim të trajnerit Zoran Lekiq do të jetë një ndër lojtarët më të mirë në elitën e futsalit vendor, Ylber Alili, i cili këtë vit është  nominuar nga ana e Federatës për çmimin e më të mirit për vitin 2018-të, njofton “infOSport.mk”.

Kumanovari e nisi mjaft mirë sezonin e ri me Futsal Shkupin, duke ndihmuar këtë të fundit që të shënojë fitore në ndeshjen e parë të sezonit, kur në Çair, ‘bardhekaltërit’  kishin shënuar fitore 8:5.

Edhe pse Alili në atë ndeshje nuk kishte shënuar asnjë gol, i njëjti me driblimet dhe pasimet e tij çonte peshë të pranishmit në palestër, të cilët deri në fund kishin stërmbushur palestrën ‘Enver Idrizi’ në lagjen e Seravës.

Rikujtojmë Futsal Shkupi është i pagabueshëm këtë edicion, ku në 9 xhiro, ka shënuar po aq fitore, me ç’rast me meritë udhëheq renditjen me 27 pikë, 5 më shumë se Velesi që ka 7 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë.

Leave a Reply