FFM shpërblen futbollistët me 500 mijë euro për kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve

Federata e fudbollit të Maqedonisë do të ndajë premio në vlerë prej 500 000 eurove si shpërblim për fitbollistët dhe stafin teknik për vendin e parē në grup në Ligën e Kombeve.

Përfaqësuesja e Maqedonisë zuri vendin e parë në grupin 4 të Ligës D së Kombeve, duke u kualifikuar për në ndeshjet e ‘play off’, përmes të cilave mund të sigurohet edhe pjesëmarrja në Europianin e vitit 2020.

Maqedonia grumbulloi 15 pikë në grupin e vetë në konkurencë me Armeninë, Lihtenshtajnin dhe Gjibraltarin, duke regjistruar 5 fitore dhe vetëm një disfatë nga kombëtarja armene, e cila në fund u ndalë vetëm në pozitën e dytë me 9 pikë të tubuara.

Maqedoninë në gjysmëfinale e pret përballja kundër përfaqësueses së Kosovës, ndeshje kjo që do të zhvillohet në muajin mars të vitit 2020.

Leave a Reply