Rabotniçki mund Vardarin dhe e distancon 6 pikë nga kreu

Vardari në xhirot e fundit në kampionatin vendor nuk po regjistron ecuri të mirë, pasi sot u mposht edhe nga Rabotniçki me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të këtij derbi lokal e shënoi Peev në minutën e 56-të, duke vendosur fatin e takimit, pasi shifrat nuk ndryshuan deri në fërshëllimin e fundit të gjyqtarit kryesor.

Kjo disfatë, Vardarin e distancon me 6 pikë diferencë nga lufta për kreun e tabelës që për momentin kryesohet nga Shkëndija e Tetovës me 34 pikë të tubuara, me kampionët në fuqi që sot demuluan Sileksin në terren të tyre me 5 gola.

Ndërkohë “Romantikët” falë këtij triumfi, ngjiten në vendin e katërt të tabelës me 20 pikë në konto, 5 më pak se Akademia Pandevi që renditet e treta./InfOSport.mk

Leave a Reply