Futsal Shkupi fiton derbin lokal ndaj Juventus Seravës

Futsal Shkupi ka harruar shumë shpejtë disfatën e parë të këtij sezoni në fundjavë ndaj Velesit, duke shënuar fitore në ndeshjen derbi të javës së 11-të ndaj Juventus Seravës, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra ‘bardhekaltër’ nga Çairi shënoi fitore 5:4, duke qenë vazhdimisht në epërsi, madje edhe me 3 gola epërsi (5:2).

Golin e epërsisë e realizoi Ylber Alili në minutën e 3-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas Ivan Sotirovski dyfishoi epërsinë e ‘bardhekaltërve’ në 2:0.

Samir Veliu në minutën e 10-të ngushtoi epërsinë e Futsal Shkupit, skuadër kjo që deri në mbyllje të pjesës së parë realizoi edhe golin e tretë, me autorë Bejtulla Jakupin.

Me të filluar pjesa e dytë, Mervan Osmani shënoi golin e dytë për Juventus Seravën, ndërsa Eroll Dalipi në minutën e 24-të shënoi edhe golin e katërt për Futsal Shkupin. Bejtullah Jakupi në minutën e 31-të shënoi edhe golin e 5-të për vendasit, duke bërë që ‘bardhekaltërit’ për herë të parë në këtë ndeshje të avansojnë me 3 gola epërsi.

Pasuan dy gola të njëpasnjëshëm të ‘bardhezinjëve’ nga Serava me anë të Besnik Latifit (33’) dhe Pajtim Rexhepit (35’), i cili njëherit vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi Futsal Shkupi 5, Juventus Serava 4.

Ishte kjo fitorja e 10-të sezonale për Futsal Shkupin në 11 ndeshje, duke vazhduar të kryesojë bindshëm renditjen tabelare me 30 pikë, teksa Juventus Serava mbetet në kuotën e 15 pikëve.

Leave a Reply