Siti dhe Liverpulli të pagabueshëm, rrëshqet sërish Junajtedi i Murinjos (VIDEO)

Mançester Siti dhe Liverpulli kanë vazhduar shkëlqimin e tyre në ndeshjet e Premierligës, duke shënuar fitoret e rradhës, njofton ‘infOSport.mk’. Siti i Guardiolas me rezultatin 4:0 mundi si mysafir Uest Hamin. ‘Qytetarët’ çështjen e fituesit e zgjodhën që në 45 minutëshin e parë, kur falë golave të shënuar nga David Silva (11’), Rahim Sterling (19’) dhe Leroj Sane (34’) avansuan me shifrat 0:3, ndërsa gjermani Sane me golin e dytë personal të shënuar në minutën e 92-të vendosi rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Uest Ham-Mançester Siti 0:4.

Një fitore të madhe, mirëpo që erdhi vetëm në pjesën e dytë realizoi edhe Liverpulli, që me rezultatin 3:0 mundi Uatfordin. Mohamed Sallah në minutën e 67-të shënoi golin e epërsisë, vetëm 9 minuta më pas Aleksander Arndol me një super gol nga gjuajtja e lirë dyfishoi epërsinë në 0:2, teksa një minutë para fundit të takimit Firmino shënoi edhe golin e tretë për skuadrën nga ‘Enfilld Roud’ që në këtë mënyrë vazhdon të mbajë hapin me Sitin në krye të tabelës së klasifikimit.

Për dallim nga këto dy skuadra, Mançester Junajtedi sërish ngeci, duke barazuar pa gola në ‘Olld Traford’ ndaj Kristal Pallas, ndërsa Fulhami pas 6 disfatave të njëpasnjëshme arriti fitoren e parë, duke mundur Sautemptonin me rezultatin 3:2.

Evertoni regjistroi një fitore minimale 1:0 ndaj Kardifit, ndërsa ndeshja ndërmjet Brajtonit dhe Lesterit u mbyll me barazimin 1:1.

Leave a Reply