Manxhukiç dhe Ronaldo mendojnë për fitoren e Juventusit

Kampioni në fuqi dhe lideri aktual në ‘Serie A’, Juventusi ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen si vendas ndaj SPAL në ndeshjen e dytë të javës së 13-të. Kristiano Ronaldo shënoi golin e parë në minutën e 29-të, teksa autorë i golit të dytë për ‘biankonerët’ ishte Mario Manxhukiç (60’).

‘Zonja e Vjetër’ ka humbur vetëm dy pikë që nga fillimi i sezonit dhe tashmë numëron 37 pikë, teksa SPAL renditet në pozitën e 15-të me 13 pikë të tubuara.

Falë fitores së sontme Juventusi tashmë ka 9 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë, skuadër kjo që ndeshjen e saj të javës së 13-të do ta zhvillojë kundër Kievos.

Ndërkohë në ndeshjen e parë  të zhvilluar më herët, Udineze falë golit të shënuar nga De Paul (54’) mundi Romën me rezultatin minimal 1:0.

Me fillim nga ora 20:30 Interi do të përballet me Frosinonen në ndeshjen e tretë të kësaj xhiroje.

Leave a Reply