Nejmar me një arritje historike

Ylli i Paris Sen Zhermenit, Nejmar sonte ka arritur të bëhet braziliani me më shumë gola në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian.

‘Dhjetëshi’ i Paris Sen Zhermenit sonte shënoi ndaj Liverpullit në minutën e 37-të, duke arritur kështu në kuotën e 31 golave të shënuar në kuadër të Ligës më prestiigjioze europiane të futbollit.

Nejmar në këtë mënyrë parakaloi legjendën  e Milanit dhe bartësin e ‘Topit të Artë’ për vitin 2007, Kaka, i cili në kuadër të Ligës së Kampionëve numëronte 30 gola.

 

Leave a Reply