Vjen disfata e parë e Çelzit, humb derbin londinez ndaj Totenhamit (VIDEO)

otenhami i ka shkaktuar disfatën e parë Çelzit në javën e 13-të në Premierligë, duke e zbritur në këtë mënyrë në pozitën e katërt, njofton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e trajnerit Poçetino shënoi fitore 3:0, duke e mbiluajtur sonte në të gjitha aspektet Çelzin e Sarrit, i cili me siguri se nuk priste që skuadra e tij të mundej aq lehtë nga rivali lokal.

Ishin 16 minuta të para shumë të zjarrta për skuadrën e Totenhamit, që në këtë interval kohor shënoi dy gola të shpejtë me autorë Dele Ali (8’) dhe Hari Kejn (16’). Në të dyja rastet në rolin e asistuesit doli të jetë danezi, Kristian Eriksen, ndërkohë vetëm pas 10 minutave lojë në pjesën e dytë jugkoreani Song Heung Min shënoi edhe golin e tretë në rrjetën e ‘bluve’ nga Londra, të cilët gjithçka që mundën të bëjnë deri në mbyllje të takimit, ishte goli ngushëllues i sulmuesit francez Olivie Zhiru (85’).

Me këtë fitore Totenhami i rimori pozitën e tretë Çelzit, që mbetet në kuotën e 28 pikëve, teksa ‘spërsat’ tashmë numërojnë 30 pikë dhe renditen pas dyshes Mançester Siti, Liverpull, që kanë 35, gjegjësisht 33 pikë.

Leave a Reply