Kupa e Maqedonisë, eliminohen dy skuadrat favorite Shkëndija dhe Rabotniçki

Ndeshjet e kthimit të ¼ së finales së Kupës së Maqedonisë kanë sjellë surpriza të mëdha, pasi në këtë fazë janë eliminuar dy skuadrat favorite, Shkëndija dhe Rabotniçki, njofton ‘infOSport.mk’.

Që të dyja skuadrat u mundën edhe në ndeshjet e dyta, nga Pobeda, gjegjësisht Makedonija GJ.P.

Skuadra kampione e vendit, Shkëndija pas disfatës minimale (0:1) në ndeshjen e parë në Tetovë, sot në Manastir pësoi disfatë 2:0. Figurë qendrore te skuadra nga Prilepi ishte sulmuesi francez, Makota, i cili realizoi që të dy golat, nga një në secilën pjesë.

Makedonija GJ.P në ‘Telekom Arena’ shënoi fitore identike 1:0 sikurse në ndeshjen e parë, Akademia Pandevi mundi Korabin me rezultatin e thellë 6:1 në Dibër, duke u kualifikuar me plotë meritë për në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 9:2, ndërsa Bellasica edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sileksit shënoi fitore 2:0, duke u kualifikuar në mesin e katër skuadrave më të mira me rezultatin e përgjithshëm 4:0.

Kupa e Maqedonisë
Ndeshjet e kthimit të ¼ së finales
Bellasica 2 – 0 Sileksi
Korabi 1 – 6 A. Pandev
Pobeda 2 – 0 Shkëndija
Rabotniçki 0 – 1 Makedonija Gj.P

Leave a Reply