Ylli i Barcelonës gati ti bashkohet Nejmarit te PSZH-ja

Pas brazilianit Nejmar, një tjetër futbollistë i rëndësishëm nga rradhët e Barcelonës është gati ti bashkohet Paris Sen Zhermenit. Fjala është për mesfushorin kroat, Ivan Raktiç, i cili gjatë kësaj vere do ti mbledh valixhet dhe pas 5 viteve qëndrim në ‘Kamp Nou’, pritet të transferohet te një ndër skuadrat më të mira europiane, kampionët e Francës, PSZH.

Paris Sen Zhermeni edhe verën e kaluar tentoi të transferonte kroatin, mirëpo oferta e tyre prej 90 milion euro nuk bindi drejtuesit e Barcelonës për të lënë të lilrë atë.

Por tashmë thuhet se Rakitiç ka një marrëveshje me bordin, i cili ka premtuar të negociojë ofertat që i vijnë atij dhe do të kërkojë një shifër shumë më të ulët të 125 milionë që ata po kërkonin në të kaluarën.

Ish-ylli i Seviljës mbetet një lojtar kyç te skuadra e Valverdes, por në vitet e 30-ta, ai dëshiron të nënshkruajë një kontratë të fundit të madhe, gjë këtë të cilën i’a ofron Paris Sen Zhermeni, me një mega ofertë prej 10 milion euro në sezon.

Rakitiç ka vënë tashmë në shitje shtëpinë e tij në ‘Castelldefels’ dhe ka drejtuar vajzat e tij në një shkollë franceze, kështu që përshtatja e tyre në Francë do të ishte më e lehtë.

Leave a Reply