Besart Ibraimi më i miri në futbollin vendor

Besart Ibraimi ‘mbreti’ i futbollit vendor në Maqedoni…

Bomberi kërçovarë i Shkëndijës, Besart Ibraimi ka rrëmbyer dy çmime shumë të rëndësishme në mbrëmjen e sotme të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Sulmuesi ‘kuqezi’ u shpall si futbollisti më i mirë në futbollin vendor, ndërsa gjithashtu morri edhe çmimin e golashënuesit më të mirë.

Ibraimi sezonin 2017/2018 e mbylli me 23 gola të shënuar, duke e ndihmuar skuadrën e Shkëndijës që të shpallet kampione e Maqedonisë, ndërsa gjithashtu ishte një lider i vërtetë në ndeshjet e ‘kuqezinjëve’ në ndeshjet ndërkombëtare.

Ibraimi edhe sezonin e ri vazhdon shkëlqimin edhe këtë edicion me Shkëndijën, duke qenë sërish golashënuesi më i mirë me 11 gola në stinorin vjeshtorë, edhe përkundër faktit se ndeshjeve të fundit mungoi për shkak të një dëmtimi.

Leave a Reply